Milaim Zeka, Glauk Konjufcës: I pari je ti që ke për me hy në burg

13:19 | 13 Korrik 2018
V. S.

Milaim Zeka gjatë seancës plenare, vazhdoj me replikat duke akuzuar Glauk Konjufcën nga LVV.

“Problemi është shumë i  thjeshtë nëse bëhet ligji, i cili nuk ka për t’u bërë kurrë, që i dyshuari më i sjell faktet te prokuroria, të sigurojë që i pari je ti (Konjfuca) që ke për të hy në burg”, tha Zeka.

Më tutje Zeka ia përmendi deputetit të LVV-së Glauk Konjufca edhe babain e tij.

“Mjekët nuk munden me punu as në spital publik e lëre më në prokurori ose gjykatës, e kur të shohim Glaukun e babën ja kanë dënu ata (shpijunat), se babën e tij e kam jaran e këta hi, e tash ky shkon i lut ata a ma ndreq një punë. E nëse behët puna për të dëshmuar ne, bëhu gati me lyp azil në Suedi se nuk ke për të mundur me jetuar këtu”, përfundoj replikën Zeka./kallxo.com/

Të ngjashme