Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh gazetar, Milaim Zeka, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend, ku presidenti Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli akuzohen për krime lufte nga Prokuroria e Hagës.
Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit në një kohë kur ata ishin nisur për negociata në SHBA, Zeka i quajti një bombardim politik ndaj Kosovës.
Po ashtu, Zeka sqaroi se në aktakuza janë përfshirë edhe 9 emra të tjerë të profilit shumë të lartë në Kosovë ndërsa në total janë 80 personalitete të luftës dhe paqes.
“Ne këtë aktakuzë janë të përfshirë edhe 9 emra të profilit shumë të lartë të politikës të Kosovës, në total rreth 80 personalitet të luftës dhe të paqes. Një e papritur për të cilën kam paralajmëruar publikisht para 5 vitesh kur publikova një listë, ” u shpreh Zeka në Abcnews.
Zeka paralajmëroi gjithashtu se do të ketë edhe një rigoditje ndaj Ramush Haradinjat, Fatmir Limajt.
“Do të ketë një rigoditje edhe ndaj Hardainjat, Fatmir Limajt e të tjerëve,” u shpreh analisti.
Po ashtu, Zeka u shpreh se për fatin e tyre të keq, politikanët nuk i marrin parasysh ato që paralajmërojnë gazetarët.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...