Pasi përkrahu kërkesën e pronarit të kompanisë “dardafone.net”, Blerim Devollit për seancë të mbyllur, anëtari i Komisionit Parlamentar Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala, Milaim Zeka ka thënë se Devolli nuk ka kryer asnjë krim më nënshkrimin e kontratës të njohur si z-mobie.
Madje Zeka ka vazhduar edhe më tej duke thënë se për të fajtor janë Qeveria, Vala dhe Telekomi, shkruan arbresh.info.
“Për mu deputet dhe qytetar i këtij vendi ju mbroni interesant e kompanisë tuaj dhe biznesit tuaj që për mua është krejt normal, nëse dikush në çfarëdo afere është fajtor sipas teje është Qeveria, Vala dhe Telekomi. Çdo njeri në pozicionin tuaj edhe unë kisha bo marrëveshje, kisha nënshkrua marrëveshje. Për mu nuk ke bo asnjë krim, edhe unë kisha nënshkruar kontratë bile dy ma shumë se ti”, ka thënë ai.
Ndryshe në Komisionit Hetimor Parlamentar për gjendjen në PTK dhe Vala, pronari i kompanisë “dardafone.net”, Blerim Devolli po intervistohet në cilësinë e dëshmitarit nga anëtarët e komisionit.
Intërvistimi i hapur ka vazhduar edhe pse Devolli ka kërkuar që ai të jetë i mbyllur për medie, kjo kërkesë është kundërshtuar nga të gjithë anëtarët e komisionit me përjashtim të Milaim Zekës/Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?