Deputeti i vetëm pjesëmarrës i PAN-it në vazhdimin e seancës konstituive, Milaim Zeka, thotë se Avdullah Hoti ka shuar “andrrën” e Lëvizjes Vetëvendosje se do të qeverisë me vendin, raporton arbresh.info.
“Hoti ja ka vra andrrat Lëvizjes Vetëvendosje se do të bëjë qeveri me LDK-në. LDK ma para shkojnë në opozitë se që e votojnë një qeveri në krye me Vetëvendosjen,” është shprehur Zeka para seancës.
Ai thotë se ka tendencë nga LDK dhe AKR për zhbllokim të ngërçit politik, bazuar në këto deklarata të Hotit, dhe deklaratës së djeshme të Behgjet Pacollit se brenda dhjetë ditëve do të reflektojnë në zhbllokimin e formimit të institucioneve.
“Lufta për bllokada nuk i shërben qytetarëve të Kosovës,” është shprehur deputeti Zeka.
Sipas tij, nëse nuk bëhen numrat për kryetar të Kuvendit të Kosovës, e që aktualisht PDK insiston në kandidimin e Kadri Veselit, Zeka thotë se vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme./arbresh.info/
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...