Deputeti nga rradhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, në seancën e Kuvendit të Kosovës lidhur me përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga EQAR-i, ka akuzuar deputeten e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci se është përgjegjëse për shkatërrimin e sistemit arsimor në Kosovë.
“Tito këtynehere i merke kuadrat e fuqishme afër vetes, kjo prej Gjakove ka ardhë në Prishtinë dhe ka shkatërru sistemin arsimor në Kosovë, kjo me të ngjofshëm ka vënë drejtorë nëpër shkolla”, tha Zeka në replikën e tij kundër deputetes së Vetëvendosjes, raporton lajmi.net.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës po mban sot debat parlamentar lidhur me përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga EQAR-i, vendim ky që mund të qojë në mosnjohjen e diplomave kosovare ndërkombëtarisht./lajmi.net/
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador