Teksa po mbahej një dëgjim publik për Projektligjin nr.06/L-072 për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, deputeti i Nisma Social Demokrate, Milam Zeka ka akuzuar një ambasadë perëndimor të ketë shqyer një amendament të këtij ligji.
“Pse nuk po tregoni se një ambasadë e huaj ua ka shqyer deputetëve këtë projektligj”, u tha Milam Zeka deputetëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa, raporton Arbresh.info.
Për këtë, ai propozoi që të thirren edhe përfaqësuesit e ambasadave dhe ata të zyrës së BE-së në Kosovë, para se të merret një vendim lidhur me kwtw projektligj,
“Unë kisha ka propozua që të shtyhet takimi në mënyrë që të jenë prezent edhe përfaqësuesit e ambasadave perëndimore, të cilët kanë qenë të përzier në këtë ligj dhe për të na ardhur edhe zyra e Bashkimit Evropian. E jo për të na ardhur ata nëpër korridore, me i terrorizu deputetët duke iu thënë hiqe. Amendamenti kryesore në ligjin e kaluar ku thotë tekstualisht se OJQ-të mikro financiare kanë obligim të deklarimit të pasurisë pranë zyrave të ATK-së. Pikërisht ky amendament është shkelur”, u shpreh më tej Zeka gjatë debatit publik.
Por, ndaj kësaj deklarate reagoi deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj. “Asnjë ambasadë nuk ka kërkuar të takohet me neve, gjatë gjithë kohës sa e kemi bërë ligjin”, tha Hadërgjonaj.
Më pas Zeka shtoi se kjo ka ndodhur në një tjetër komisionin, jo në atë për buxhet dhe financa. “Po rezervohem. Ka qenë komisioni për Administratë Publike”, shtoi Zeka. Gazeta arbëresh.info nuk ka kontaktuar asnjë ambasadë perëndimore lidhur me pretendimet e Zekës, pasi që ai nuk ka treguar emrin e saj./Arbresh.info
PE-ja debaton për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit
Ambasada Amerikane rithekson përkushtimin për zhdukjen e tra...
Salah i gatshëm të vazhdojë Liverpoolin, mirëpo nuk ka lëviz...
“Kur e kuptove që nuk po të rrasi unë dhe Driloni, i ke shku...
Daut Haradinaj fton qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit që...
Kryeprokurori i Beogradit: Së shpejti do të vendoset lidhur ...