Miku i Kosovës, Eliot Engel uron FSK-në për misionin e parë jashtë vendit krah ushtrisë amerikane

17:17 | 10 Mars 2021
A. B.

Ish kongresisti amerikan, Eliot Engel ka përgëzuar popullin e Kosovës për mision e parë paqeruajtës të FSK-së jashtë vendit.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Engel ka shkruar :

“Urime Republikës së Kosovës për bashkimin në misionin tuaj të parë paqeruajtës ndërkombëtar”, shkruan portali arbresh.info

Nisja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionin e parë paqësor jashtë vendit, përkatësisht në Kuvajt, të martën u cilësua si ditë historike nga udhëheqësit politikë në Kosovë.

Kontingjenti i FSK-së, që niset për në Kuvajt, do të jetë si pjesë e Gardës Kombëtare të Ajovas. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme