Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli ka pranuar një letër nga sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.
Sipas Pacollit, ai ka transmetuar përkushtimin e palëkundur për Kosovën dhe se do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me vendin tonë, shkruan arbresh.info.
Lexo të plotë shkrimin e tij:
Në frymën e miqësisë dhe aleancës së përjetshme, sot pranova një letër nga sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo.
Sekretari Pompeo duke transmetuar perkushtimin e palekundur për Kosoven si partner strategjik, potencon faktin se SHBA do të vazhdojne të punojnë ngushtë me ne dhe gjithë partnerët për një botë më të sigurte dhe më prosperuese.
Jam shumë i lumtur që sekretari Pompeo që në fillimet e angazhimit të tij, tregon kujdes të veçantë për Kosovën, e cila është e bekuar të ketë një mbështetës dhe vend aleat sikur SHBA.
Si ministër i jashtëm jam i vendosur dhe përkushtuar për ta kultivuar dhe fuqizuar marëdhënien tonë speciale dhe strategjike me SHBA-të.
Bellingham shënon për epërsinë e Realit
Kurti në Ferizaj: Vazhdojmë cep më cep drejt 9 shkurtit për ...
Presidentja Osmani pret nesër në takim zyrtarin amerikan
Prishtina siguron fitoren e radhës e mposht Prizrenin në udh...
Vëllaznimi “demolon” Pejën në Gjakovë dhe e bara...
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit