Migrimi e korrupsioni bllokojnë vizat në Këshillin e BE-së

08:48 | 29 Mars 2019
Arbresh.info

Parlamenti Evropian ka vazhduar mandatin për liberalizmin e vizave për Kosovën, një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve. 331 eurodeputetë votuan pro liberalizimit, 126 ishin kundër, ndërkaq 12 abstenuan.

Por votimi në Parlament është i pamjaftueshëm, pasi çështja ka ngecur tek Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian. Kjo, për shkak të shqetësimeve që kanë shprehur disa shtete për migrimin ilegal dhe për mungesën e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan sot Koha Ditore.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka kritikuar vendimmarrësit e institucioneve të BE-së për mospërmbushjen e asaj që ua kanë premtuar kosovarëve.

“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim, siç njoftoi edhe Komisioni Evropian. Por shtetet anëtare të BE-së po e bllokojnë këtë vend të vogël pa ndonjë arsye”, ka thënë ajo.

Edhe Komisionari për Migrim, Dimitris Avramopoulos, në debatin e zhvilluar një ditë më herët ka thënë se Kosova e meriton liberalizimin.

Njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani, i ka kualifikuar si politike ngecjet në vendimmarrjen e Këshillit të Bashkimit Evropian

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme