Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës pranoi donacion prej 1 000 çantave emergjente për t’i shpërndarë te migrantët, në kuadër të projektit “Trajtimi i Sfidave të Covid-19″.
Me këtë rast, Samedin Mehmeti, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tha se kjo ndihmë është në vlerë 13,200 euro përfshin 1000 çanta emergjente me artikuj ushqimorë dhe gjera jo ushqimore, raporton arbresh.info
“Donacioni është bërë i mundur fal kontributit të Shërbimit të Bashkimit Evropian. Kjo ndihmë me vlerë 13,200 euro përfshin 1000 çanta emergjente me artikuj ushqimorë dhe gjera jo ushqimore. Këto do tu shpërndahen emigrantëve në momentin e regjistrimit të tyre në pikat e regjistrimit të policisë në tërë Kosovën. Ndihmë përfshin gjithashtu tre loptop të cilët do të përdorën nga zyrtarët e policisë kufitare të cilët regjistrojnë emigrantët e ardhur. Që nga fillimi i pandemisë deri më sot më shumë se 3000 ardhje të reja emigrantësh dhe refugjatësh janë regjistruar në Kosovë”, ka thënë ai. /arbresh.info/
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...