Anëtari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Migjen Kelmendi, ka folur rreth vendimit të tij për t’i hyrë politikës, gjë për të cilën tha se në këtë fushë ishte edhe dekada më parë porse si një observues në një tjetër dimension.
”Nuk jam duke bërë diçka të madhe të panjohur siç jam duke bërë deri më sot. Ka ndryshuar vetëm sfera ku do të veproj, apo si të themi mediumi ku do të veproj”.
”Ishte një hap që më fuste në një hapësirë jo që nuk e njoh sepse isha observues i kësaj politike që nga vitet ’80-ta. Por gjithmonë kam qenë i lidhur me këtë hapësirë në cilësinë e gazetarit, dëshmitarit dhe analistit”.
”Këngët e mia i kam kënduar, librat e mia i kam botuar në këtë shekull, kam lansuar mediat e mia që janë ende gjallë, por po i bëjë edhe disa ditë 60 kokrra vjet, në parim kjo përvojë e imja që mu krijua përmes këtyre dekadave, duhet të bëjë një shërbim publik të hyjë konkretisht në sferën e shërbimit publik duke u anëtarësuar për të qenë pjesë e institucioneve dhe partishmëris”.
”Për mua është pak sfidë sepse është një situatë e re që besoj se do ta kalojmë bashkë me PDK-në dhe miqtë e mi”.
Publicisti i njohur Migjen Kelmendi në Zonën Zgjedhori tha se gjithnjë ishin të politizuar por atë kohë si ”Gjurmët” përmes këngës, njofton Klan Kosova.
”Hero është mos me ju friku sfidave që jeta të sjell, hero është të dish ta lexosh momentumin politik, interesin publik, interesin politik e me ditë t’i dallosh këto. Hero është të marrësh përgjegjësi si qytetar, prind, etj. Sfera publike jemi ne”.
”Këtë sferë e kam përcjellë si analist dhe gazetar, sot jam brenda dhe asgjë s’ka ndryshuar. Nëse pyes se si me qenë hero?, është përgjegjësia me qenë qytetar dhe me marrë angazhim për të vepruar”.
”Gjithë kohën kemi qenë të politizuar, edhe me ”Gjurmët” asaj kohe kemi qenë të politizuar sepse ndryshe ne kishim marrë qëndrim përmes asaj kënge. Politika jemi ne, është interesi ynë, interesi publik”.
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...