Migjen Kelmendi fillon gjurmët në politikë, i bashkohet PDK-së

17:31 | 4 Shtator 2019
Arbresh.info

Migjen Kelmendi, gazetari, publicisti, shkrimtari dhe rokeri i njohur i është bashkuar sot Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Aderimin në subjektin politik që drejtohet nga Kadri Veseli, Kelmendi e bëri gjatë një tubimi të PDK-së në Prishtinë.

Migjen Kelmendi u bë i njohur si këngëtar i rock grupit muzikor “Gjurmët”.

Ndërkaq, nga viti 1988 deri më 1990 ishte redaktor përgjegjës i programit të Kontaktit të Radio Televizionit të Prishtinës.

Ai ka punuar në media të ndryshme ku në vitet 2000-2001 ishte drejtori i parë shqiptar i Radio Televizionit të Kosovës.

Nga viti 2006, Migjen Kelmendi drejton televizionin kabllor, RROKUM TV.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme