Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka kritikuar ashpër konferencat për media të ministrisë së Financave për rastin e vjedhjes së mbi dy milionëve nga thesari i shtetit.
Me anë të një postimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se nëse askush në këtë ministri nuk është i gatshëm të jap dorëheqjes, ata nuk duhet të dalin për “spektakle” në media, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, prokuroria do të duhej të kërkonte që të njëjtit mos të deklarohen publikisht në këtë fazë të hetimeve.
Postimi i plotë:
Krejte mbrapshte!
Rasti i 2 milionshit eshte ne procedure penale. Nese ne Ministrine e Financave nuk ka vullnet askush me jap doreheqje se paku per arsye morale apo etike, per krejte gabimet dhe shkeljet potenciale qe kane dodhur, atehere te njejtit zyrtare se paku nuk duhet te dalin ne media per spektakel.
Prokuroria do te duhej te kerkonte nga te njejtit qe mos te deklarohen publikisht ne kete faze te hetimeve, me qellim te ruajtjes se integritetit te hetimeve dhe mos demtimit te provave.
Shume shume sakrifica kemi kaluar me formu shtet, por shume e shume perpjekje, vullnet, pune, angazhim e dashni duhet me pas me mbajte shtetin.
Per sakrifice jane deshmuar gjenerata e gjenerata. Per vullnet, pune e dashni me mbajte shtet po deshmohemi per dite se na mungon me shumice./Arbresh.info/
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...