Drejtori i Insitutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj, ka thënë se vendimi i presidentes Vjosa Osmani, për të mos e dekretuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror të shtetit, është në linjë të njëjtë me qëndrimet e organizatave joqeveritare, reagimet e ambasadave, Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian.
Miftaraj ka thënë se Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka dështuar të udhëheqë një proces të bazuar në meritokraci dhe me integritet.
“Nuk është hera e parë që Këshilli dështon në procese të tilla. Njëjtë kishte vepruar edhe me emërimin e Kryeprokurorit të PSRK dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Njëjtë kishin reaguar ambasadat e huaja, organizatat jo-qeveritare, Zyra e BE-së dhe Komisioni Evropian, duke i kontestuar këto procese dhe duke kritikuar Kosovën për gjendjen në sistemin prokurorial”, ka shkruar Miftaraj në Facebook, shkruan Arbresh.info
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se nuk do ta dekretojë kryeprokurorin e ri, Blerim Isufaj.
Sipas presidentes zgjedhja e kryeprokurorit është vlerësuar si jo e rregullt nga të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe vendore.
“Siç jeni në dijeni edhe Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë një vendim si të pa afatshëm. Asnjëra nuk është trajtuar si përmbajtjesor. Në mos ndërhyrja ime. Pra për kundër zgjatjes kemi pasur funksionin të rregullt të institucionit me ushtrues detyre. Për mua ka qenë në interes të jenë funksional dhe ligjor. Duke u bazuar në këto dy elemente, kam bërë edhe vlerësimin nga këshilli prokurororial. Kjo për faktin edhe krijimin e institucioneve si dhe rregulloreve të secilit. Konsideroj se nuk mund të kemi funksional një proces nëse nuk janë në përputhje. Zgjedhja e kryeprokurorit është vlerësuar si jo i rregullt nga të gjitha institucionet ndërkombëtar dhe vendor”, u shpreh Osmani.
Osmani, thotë se është kërcënuar nga persona brenda sistemit të drejtësisë, duke i bërë presion për dekretimin e Kryeprokurorit të ri të shtetit.
Ajo tha se kërcënimet kanë qenë nga më të ndryshmet, përfshirë edhe ngritje të aktakuzës ndaj saj, raporton Arbresh.info.
Megjithatë, ajo thotë se nuk do të ndikohet asnjëherë nga çfarëdo kërcënimi, pavarësisht nga kush vijnë ato.
“Ka pasur edhe presione të tjera të paligjshme, ta zëmë njerëz që dërgonin mesazhe se në qoftëse nuk e dekreton dhe nuk e nënshkruan do të bëjmë dosje, do të ngrisim aktakuza, do t’i lidhim duart, etj etj. Por, ata duhet ta dinë se më shumë se dy dekada që jam në politikë, presionet asnjëherë nuk kanë bërë punë dhe nuk do të bëjnë”, u shpreh Osmani./Arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...