Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj, deklaroi se vendimi për lirim të burgosurve mund të merret nga Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues në bashkëpunim me Kryetarët e Gjykatave.
Sipas tij, varësisht prej rrethanave që mund të rrjedhin si rezultat i pandemisë Covid-19, dhe rrezikut potencial që kjo pandemi të prek edhe personat që janë në vuajtje të dënimit, mund të merrë vendimi nga institucionet kompetente.
“Dhe, me qëllim që të ruhet shëndeti dhe jeta e këtyre personave Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues në bashkëpunim me Kryetarët e Gjykatave respektive mund të marrin masa që mund të dërgojnë edhe në lirimin e personave të cilët janë në përfundim të vuajtjes së dënimit, apo personat të cilët janë të dënuar për vepra penale të lehta. Sidoqoftë çdo vendim duhet të jetë i bazuar në ligj dhe i arsyetuar duke iu përshtatur gjendjes së krijuar”, thotë Miftaraj.
Ndryshe në të gjitha burgjet e Kosovës gjenden 1,743 të burgosur, 467 prej tyre në paraburgim./Alban Begolli/arbresh.info/
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...