Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese edhe rastin e deputetit Haxhi Shala, që votoi pro Qeverisë Hoti pasi u bind nga presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Sikur vota e deputetit Etem Arifi, ashtu edhe ajo e Haxhi Shalës, të cilat ishin vendimtare për formimin e qeverisë aktuale, po konsiderohen të pavlefshme nga ana e VV-së dhe për të cilat pritet të vendos Kushtetuesja, shkruan arbresh.info
Ndryshe nga Lëvizja Vetëvendosje, Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë për arbresh.info se vota e deputetit qoftë për formimin e qeverisë apo miratimin e ligjeve apo në Kuvend nuk mund të kontestohet dhe të shpallet e pavlefshme për aq sa deputeti nuk e denoncon në organe të drejtësisë se ka qenë i kërcënuar.
“Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues. Në këtë drejtim, vota e deputetit qoftë për formimin e qeverisë apo miratimin e ligjeve apo politikave në Kuvend nuk mund të kontestohet dhe të shpallet e pavlefshme për aq sa deputeti nuk e denoncon në organe të drejtësisë se ka qenë i kërcënuar, shtrënguar apo detyruar për të votuar në një mënyrë të caktuar”, u shpreh ai.
Megjithatë, njohësi i çështjeve kushtetuese Ehat Miftaraj, thotë se vota e Haxhi Shalës, e cila ishte vendimtare për formimin e qeverisë është jo demokratike dhe jo legjitime.
“Edhe përkundër faktit se është jo demokratike, jo legjitime dhe në kundërshtim të plotë me vlerat që duhet të ketë një deputet që të mos marr këshilla dhe rekomandime nga kushdo qoftë për të votuar në një mënyrë të caktuar mbi bazën e interesave politike apo grupeve të caktuara dhe që nuk përfaqëson interesat e atyre që e kanë votuar, për Gjykatën Kushtetuese është e vështirë që të marr ndonjë vendim që mund të anuloj votën e deputetit në fjalë”, tha Miftaraj./Alban Begolli/ arbresh.info/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...