Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se Armend Zemaj është me fat që nuk mban postin e ministrit të Shëndetësisë këto ditë kur rastet me COVID-19 po kanë thyer rekorde.
Miftaraj përmes një postimi në Facebook tha se nëse Zemaj do ishte ministër i Shëndetësisë, atëherë Facebooku do kishte ekspoludar me tituj e lincime nga militantët.
Ai shtoi se Vitia, ministri aktual i Shëndetësisë, ka hyrë ministër me këtë emër dhe do e përfundojë mandatin e ministrit me këtë emër, shkruan arbresh.info.
“Armend Zemaj eshte me fat qe nuk eshte Minister i Shendetesise keto dite! Facebook do kishte eksplodu me tituj: Pamend Zemaj, e lloj lloj ofendimesh, linqimesh, etiketimesh nga militantet. Se paku Arbeni, me kete emer ka hyre minister dhe me kete emer don me perfundu mandatin si minister”, ka shkruar Miftaraj.
Ai thotë se përkundër faktit se sot janë konfirmuar mbi 2 mijë e 200 raste pozitive me COVID-19, dhe kanë vdekur tetë persona, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, po e vazhdon jetën i qetë.
“Tete te vdekur, mbi 2200 pozitiv, dhe Arbeni e vazhdon jetën i qete dhe i lumtur ne kërkim te fitoreve te reja ne Prishtine”, ka shkruar Miftaraj.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...