Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vlerësuar se Dhomat e Specializuara të Gjykatës dhe Prokurorisë Speciale në Hagë janë duke shkelur Kushtetutën e Kosovës duke mos i publikuar dokumentet e saj edhe në gjuhën shqipe.
“Gjykata Speciale nuk mund të fitoj besimin e publikut në Kosovë, ku gjatë ushtrimit të mandatit të saj shkel kushtetutën. Gjykata në aspektin e menaxhimit dhe logjistikës të administroj procedurën dhe komunikimin me publikun, por të ndal praktiken e shkeljes së Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar Miftaraj, transmeton Arbresh.info.
Me e pakta qe presim nga kjo Gjykate është te respektoj dhe nderoj Kushtetutën e Kosovës, mbi bazën e se cilës edhe e ushtrojnë mandatin dhe përgjegjësitë gjykatësit, prokuroret dhe administrata e kësaj gjykate, ka thënë ai ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Sipas Kushtetutes se Kosoves gjuhe zyrtare ne Kosove jane gjuha shqipe dhe serbe.
Sipas Ligjit mbi Dhomat e Specializuara, gjuhe zyrtare ne kete Gjykate jane gjuhen shqipe, serbe dhe angleze.
Gjatë çdo procedure, gjyqtari i procedurës paraprake ose paneli mund të vendosin për gjuhën e punës gjatë procedurës, sipas nevojës dhe duke i respektuar në plotësi të drejtat e të akuzuarve.
Ligji mbi dhomat e specializuara por as gjyqtari i procedures paraprake, as paneli e as gjykata nuk kane te drejte te shkelin KUSHTETUTEN e Kosoves qofte ne raport me punen e tyre, qofte ne raport me komunikim me publikun ne Kosove.
Eshte ndertuar praktika ku dokumentet e gjykates publikohen ne gjuhen angleze, duke injoruar dhe shkelur obligimin kushtetues dhe ligjor per te publikuar keto dokumente edhe ne gjuhen shqipe ne te njejten kohe.
Gjykata Speciale nuk mund te fitoj besimin e publikut ne Kosove, ku gjate ushtrimit te mandatit te saj shkel KUSHTETUTEN.
Gjykata ne aspektin e menaxhimit dhe logjistikes te administroj proceduren dhe komunikimin me publikun, por te ndal praktiken e shkeljes se Kushtetutes se Kosoves.
Me e pakta qe presim nga kjo Gjykate eshte te respektoj dhe nderoj Kushtetuten e Kosoves, mbi bazen e se ciles edhe e ushtrojne mandatin dhe pergjegjesite gjykatesit, prokuroret dhe administrata e kesaj gjykate.
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...