Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar deklarimet e presidentit Hashim Thaçi i cili sot, ka thirrur në takim krerët e partive politike për formimin e Qeverisë së re.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se sot në Kosovë po fillon shkatërrimi i rendit kushtetues, pasi konsultimet po ndodhin pa Lëvizjen Vetëvendosje që fitoi zgjedhjet.
“Sot për mendimin tim po fillon shkatërrimi i rendit kushtetues në Kosovë. Po shkatërrohet gjithçka është ndërtuar prej shpalljes së pavarësisë e tutje. Ndryshimi i Kushtetutës nuk do të ketë alternative në një të ardhme të afërt. Pa konsumimin e të drejtës së partisë fituese për të formuar qeverinë, ose pa refuzimin e partisë së parë për të dërguar propozimin për mandatarin për të formuar qeverinë apo pa një interpretim nga Gjykata Kushtetuese, nuk mundet Presidenti të thërras partitë në konsultim për formimin e qeverisë”, thekson ai.
Sipas tij, as partitë politike nuk duhet të bëhen pjesë e formimit të qeverisë në këtë formë.
“Kushtetuta dhe rendi kushtetues duhet të jenë mbi interesat e partive politike, apo çdo interesi tjetër personal”, ka thënë Miftaraj.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin