Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dal jashtë asaj që përmendet në raporti i Dik Martit.
Përveç ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe nga Prokurori i Specializuar pranë Dhomave të Specializuara në Hagë mund të jenë edhe shumë figura tjera publike, që kanë pasur pozita udhëheqëse në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Kështu është shprehur Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).
Ai në një prononcim për abresh.info ka thënë se ftesa e Haradinajt tregon se përvec raportit të Dik Martit, Prokurori Special është duke hulumtuar edhe raste të tjera për të cilat duket se ka siguruar prova dhe dëshmi.
“Nëse merret përball raporti i Dik Martinit, i cili me të gjitha pretendimet e tij ndërlidhen me figurat tjera udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), atëherë kjo ftesë për ish-kryeministrin Hardinaj tregon që Gjykata Speciale, në këtë rast Zyra e Prokurorit të Specializuar, si duket ka dal jashtë asaj që përmendet raporti i Dik Martinit dhe është duke hulumtuar edhe raste tjera për të cilat janë siguruar dëshmitë, provat apo pretendimet përmes burimeve të ndryshme”, ka thënë Miftaraj.
Sipas tij, me vet faktin e numrit të madh të dëshmive të vjetra, ku me qindra e mijëra faqe janë dorëzuar nga ana e Serbisë në Dhomat e Specializuara lidhur me krimet e luftës së Kosovë, atëherë është e pritshme, që subjekt i Prokurorisë Speciale në Hagë mund të jetë edhe ish-Kryeministri, Ramush Hardinaj , por mund të jenë edhe figurat tjera publike, që kanë pasur pozita udhëheqëse në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Miftaraj.
Miftaraj ka thënë se sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, përfaqëson të gjithë ata të cilët dyshohen apo pretendohen që kanë kryer krime lufte në Kosovë, , nënkupton se kryeministri Haradinaj, së paku në bazë të ligjit nuk mund të ftohet si i dyshuar për raste.
“Ne si Institut i Kosovës për Drejtësi në vazhdimësi kemi potencuar se Ligji për Dhomat e Specializuara i miratuar nga Kuvendi i Kosovës , në mënyrë specifike ka përfaqësuar që të gjithë ata të cilët dyshohen apo pretendohen që kanë kryer krime lufte në Kosovë. Haradinaj mund të jetë si subjekt i hetimeve, përveç rasteve ku mund të kemi një aktgjykim të formës së prerë, qoftë nga Tribunali i Hagës, qoftë nga gjykatat vendore. Pra nënkupton se kryeministri Haradinaj, së paku në bazë të ligjit nuk mund të ftohet si i dyshuar për raste, për veprat për të cilat është liruar, apo sigurisht në këto raste mund të paraqitet në rastet e tjera të cilat do të thotë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, mund ti ketë paraqitur. Kështu që parimi për të mos u gjykuar dy herë për të njëjtën vepër, kjo sigurisht që do të jetë i obliguar edhe për Gjykatën Speciale” është shprehur Miftaraj.
Ai ka thënë se në këtë rast duket se ka të bëjë me vepra tjera të cilat, ai beson se Prokurori i Specializuar do t’i vërtetoj.
Ndryshe, Ramush Haradinaj, të premten (dje) ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Haradinaj këtë e bëri të ditur në fund të mbledhjes së Qeverisë, duke shtuar se vendimi për dorëheqje kishte ardhur pas marrjes së ftesës nga Gjykata Speciale për paraqitje në cilësinë e të dyshuarit..
Ndërkohë gjatë ditës së sotme edhe ish-kreu i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka bërë të ditur se është ftuar nga Specialja për të dëshmuar më 24 korrik./Arbresh.info/ Elmedina Ballazhi.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...