Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, i cili ishte miratuar më 31 tetor 2024.
Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” brenda Kuvendit të Kosovës, Presidentja Osmani thekson se arsyet që kanë çuar në kthimin e Ligjit te Kuvendi, kanë të bëjnë me nenin 17, paragrafin 4 të Ligjit të miratuar, i cili pamundëson realizimin e qëllimit të synuar të Ligjit në raport me mbrojtjen e shëndetit dhe mjedisit të konsumatorit.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj.
Ai e ka vlerësuar atë si një tjetër shembull të dobësisë së institucioneve të Kosovës në hartimin e ligjeve dhe politikave që janë në përputhje me Kushtetutën.
Miftaraj shkroi në një postim se “Pas Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias, edhe Presidentja e Republikës i tregon Qeverisë dhe Kuvendit se nuk dinë të hartojnë ligje dhe politika në përputhje me Kushtetutën.
Postimi i plotë:
Pas Gjykates Kushtetuese dhe Komisionit te Venecias, edhe Presidentja e republikes, i tregon qeverise dhe Kuvendit nuk dine te hartojne ligje dhe politika ne pajtim me Kushtetuten.
Well done Presidente!
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të cilin e ka kthyer në Kuvend, Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës, i cili është miratuar më 31 tetor 2024.
Në vendimin e marrë nga Presidentja, të cilin vendim e ka siguruar “Betimi për Drejtësi” brenda Kuvendit të Kosovës, thuhet se ky ligj parasheh shfuqizimin e Ligjit Nr. 03/L-050 për Themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Në arsyetim, Presidentja thekson se Ligji i miratuar nga Kuvendi ka fshirë të gjitha dispozitat e ligjit paraprak, me të cilin rregullohet mandati, funksionimi, kompetencat dhe përbërja e Këshillit në gjendje të jashtëzakonshme, duke arsyetuar se në mungesë të një ligji tjetër në fuqi që e rregullon këtë fushë, funksionimi i Këshillit të Sigurisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme mbetet krejtësisht i parregulluar, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të shtetit tonë dhe duke krijuar zbrazëti ligjore në rregullimin e funksionit të Këshillit të Sigurisë në gjendje të jashtëzakonshme.
Po ashtu, Presidentja në vendimin e saj ka përmendur se Ligji në fjalë bie në kundërshtim me nenin 125 (2) dhe nenin 127 (3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Sipas Presidentes, mospërfshirja e dispozitave që rregullojnë funksionimin e Këshillit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, krijon vakum juridik./Arbresh.info
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave
“Pa të rrejt Xuxi se dini çka o rrena”, Xheneta përplaset me...