Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar në lidhje me miratimin në Kuvend të Kosovës të Ligjit për Byronë Shtetërore të verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.
Në një postim në Facebook, Miftaraj ka deklaruar se me hyrjen në fuqi të këtij ligji, gjithë ata që kanë mbi 25 mijë euro të paarsyetuara, pasuria do iu konfiskohet, përcjell arbresh.info.
“Kuvendi e miratoi Ligjin për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së paligjshme!
E tash si të hyn ligji në fuqi, si të funksionalizohet agjencia, oligarkët që kanë mbi 25 mijë Euro dhe nuk munden me i arsyetu, pasuria Ju konfiskohet”, ka shkruar Miftaraj.
Drejtori i IKD-së gjithashtu tha se nga tani, duhet të ketë më shumë vepra e rezultate e më pak fjalë.
“Deri në fund të vitit duhet me i pa rezultatet e para të këtij ligji.
Tash sa më pak fjalë e më shume vepra/rezultate”, theksoi ai.
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë sot Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ky Ligj parasheh që të gjithë zyrtarëve publikë në Kosovë mund t’u verifikohet pasuria nëse ka dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme.
Përveç tyre, verifikimi dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të bëhet edhe për anëtarët e familjes së tyre dhe palëve të treta, që nënkupton personat te të cilët dyshohet se është bartur pasuria e zyrtarëve publikë.
Ky ligj u miratua sot në Kuvend me inicimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila përveç deputetëve të shumicës, mori edhe mbështetjen e grupit parlamentar të LDK-së, teksa PDK-ja përkundër pjesëmarrjes në seancë, refuzoi të merr pjesë në votim.
AAK-ja nuk ishte në seancë fare./arbresh.info
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...