Reforma Zgjedhore në çdo shtet demokratike është jetike e kështu duhet të jete edhe për Kosovën.
Ai që kërkon që kjo gjë të merret parasysh e të përfshihen pozitë e opozite është Ehat Miftaraj, Drejtori ekzekutiv në organizatën Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Në një përgjigjej për arbresh.info, Miftaraj ka treguar se deri ku kanë shkuar punimet e grupit punues i cili për ketë çështje filloi punën para 10 vitesh.
“Nga koha kur është miratuar Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i njejti është subjekt i plotësimeve dhe ndryshimeve nga vendime gjyqësore qoftë të Gjykatave të Rregullta, si Gjykata Supreme apo edhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, në 10 vitet e fundit, numër i pafund i rekomandimeve janë ofruar nga organizata të shoqërisë civile dhe mekanizmat ndërkombëtare që kanë monitoruar proceset zgjedhore në 10 vitet e fundit qoftë në nivel të zgjedhjeve të përgjithshme apo atyre komunale”.
Sipas Miftarajt, ndonëse kanë kaluar vite që kur kjo reformë kishte filluar, puna që është bërë në atë botë duhet të merret parasysh edhe nga komision i ri që do të formohet.
“Në këtë drejtim, puna e Komisionit apo grupeve punuese të mëhershme padyshim se mund të merret si reference, por se rekomandimet e ofruara se paku në tre vitet e fundit pothuajse janë thelbësore që duhet adresuar përmes reformës zgjedhore”.
Miftaraj ka edhe një mesazh për të gjitha institucionet e vendit.
“Reforma zgjedhore në çdo shtet demokratik është e rëndësisë jetike për të mirëmbajtur dhe promovuar demokracinë, andaj është jetike që kjo reformë të ketë gjithëpërfshirës opozitë, pozitë, shoqëri civile dhe mekanizmat ndërkombëtare të specializuar në zgjedhje”.
Kujtojmë se ndonëse për një reformë të tillë u fillua vite më përpara, partitë që në atë periudhë ishin në pozitë nuk patën vullnet që reformën zgjedhore ta dërgojnë përpara./arbresh.info/
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt