Njohës të çështjeve të drejtësisë, thonë se në raste tjera, zakonisht është pritur konfirmimi i aktakuzës nga gjyqtari i procedurës paraprake, para se të publikohen emrat e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara, ndryshe nga ajo që u veprua sot, me publikimin e aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi(IKD), Ehat Miftaraj, thotë se në rastin e presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, prokurori nuk ka pritur të konfirmohet aktakuza.
“Me rregull, rastet tjera kanë prit mu konfirmu aktakuzat prej gjykatës, por ky profil ma i lartë edhe siç e ka shpjego edhe prokurori, thjesht i kanë parapri. Është taktikë e prokurorisë së cilën e zgjedh, në këtë fazë ai e ka konsideru se duhet mu publiku dhe e publikon, mirëpo e njëjta aktakuzë nuk është në një farë mënyre e vërtetuar deri sa të kalon përmes gjykatës, filtri i fundit për tu vërtetuar është përmes gjykatës”, ka thënë Miftaraj për arbresh.info.
Ai, po ashtu bëri të ditur se deri në momentin që nuk bënë kërkesë prokurori për arrestim, Thaçi dhe Veseli munden me udhëtua lirshëm.
“Prokurori nëse dyshon se munden me ik, apo me i prish hetimet, mundet në çdo moment me lëshu flet-arrest, ose mundet thjesht me lëshu kërkesën për masën e paraburgimit”, tha ai.
Miftaraj përjashtoj mundësinë se kjo aktakuza ka ardhur në kohën kur presidentit Thaçi pritej të udhëtonte për në Uashington për dialog me Serbinë nën udhëheqjen e SHBA-ve.
“Thjesht nuk e besoj se ka lidhje me takim. Këtë prokurori gjithmonë e kanë udhëhequr prokurorët amerikanë, nëse evropianët kanë mundur të ndikojnë te amerikani, është diçka tjetër”, ka thënë Miftaraj.
Ndryshe, aktakuza e ngritur sot nga prokurori i Dhomave tw Specializuara ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Thaçi dhe Veseli , bashkë më disa të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të çilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura./arbresh.info
LEXO EDHE:
http://www.arbresh.info/lajmet/lajmi-i-fundit-gjykata-speciale-ngrit-aktakuze-ndaj-hashim-thacit-e-kadri-veselit/
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...