Pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut se Gjykata Kushtetuese është pengesë për jetësimin e reformave në drejtësi, ka reaguar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).
Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në rrugëtimin e saj e ka politikë dhe mision të identifikoj dhe targetoj armiq.
E për vitin 2024, për LVV-në siç tha ai armiku numër një i saj është Gjykata Kushtetuese.
“Target i lehtë për ta sulmuar, etiketuar dhe faturuar dështimet e keq qeverisjes së LVV-së në mbi tre vite në pushtet”.
Miftaraj theksoi se reforma e dështuar në drejtësi është kontestuar edhe nga Komisioni i Venecias.
“Ndërhyrjet e papërshtatshme të kësaj qeverie janë konstatuar edhe nga ekspertët eminentë të Këshillit të Evropës.
Dështimet e kësaj qeverie janë ekspozuar edhe nga ato pak OJQ që kanë mbetur të pakapura dhe që nuk kanë hyrë në raporte kontraktuale dhe financiare me ministra dhe eksponentë të kësaj qeverie dhe legjislature.
Jo kompetenca, arroganca dhe qëllimet e këqija janë sinonim i kësaj qeverie, fajin dhe dështimin e keni./Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin