Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj thotë se pas kalimit të mocionit në Kuvend, Presidenti i ka dy mundësi që ia përcakton Kushtetuta.
Miftaraj për RTV Dukagjinin thotë se njëri opsion është që Presidenti të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme e që sipas tij në situatën momentale është e pamundur, përcjell Telegrafi.
“Nëse zgjedhjet nuk mund të shpallen Presidenti duhet t’i kthehet Kushtetutës dhe praktikës nga Gjykata Kushtetuese e vitit 2014, që nënkupton se procesi fillon nga e para kur partisë së parë të dalë nga zgjedhjet t’i kërkojë kandidatin për kryeministër”.
Ai thotë se Presidenti nuk ka kompetenca të kërkojë qeveri gjithëpërfshirëse apo qeveri të unitetit pasi kjo varet nga forcat politike që janë në Kuvendin e Kosovës.
Miftaraj thotë se Vetëvendosje duhet të pranojë nominimin dhe të provojë të ndërtojë qeverinë me forcat politike që janë në Kuvendin e Kosovës.
“Fatkeqësisht edhe Presidenti edhe kryetari i Vetëvendosjes po e shfrytëzojnë këtë situatë për të përfituar poenë politikë”.
Drejtori i IKD-së thotë se tashmë Kosova ka një praktikë nga Gjykata Kushtetuese dhe kjo mund të përdoret për të dalë nga situata.
“Presidenti nuk ka zgjidhje pos të kërkojë nga Lëvizja Vetëvendosje të formojë qeverinë e re. Nëse Vetëvendosje refuzon këtë nominim apo nuk ka interes për të formuar qeverinë me forcat aktuale politike në Kuvend, herën e dytë Presidenti ka diskrecion që të kërkojë nga forcat politike që janë në Kuvend që të sigurojnë një shumicë prej 61 votash në mënyrë që të kenë kandidatin e tyre për kryeministër”.
Miftaraj thotë se Kuvendi përfaqëson popullin dhe sipas tij herën e dytë kushdo që e formon shumicën ka të drejtë të ketë kryeministrin pavarësisht nëse janë parti e parë apo jo.
“Të jemi të çartë. Presidenti herën e parë këtë nominim duhet t’ia japë Vetëvendosjes”, tha ndër të tjera Ehat Miftaraj.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi