Gjyqtarët dhe prokurorët serbë ende janë pjesë e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Kjo pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës, dhe Këshilli Prokorurial i Kosovës ende nuk i kanë trajtuar dorëheqjet e tyre, kështu ata ende konsiderohen pjesë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës
Kështu të paktën thotë njohësit e drejtësisë për këtë temë, Ehat Miftaraj.
Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë për arbresh.info se dorëheqja si akt i gjykatësve dhe prokuroreve nuk ka efekt dhe nuk prodhon pasoja deri kur dorëheqja aprovohet nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për gjykatës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës për prokurorë.
“Dorëheqja si akt i gjykatësve dhe prokurorëve nuk ka efekt dhe nuk prodhon pasoja juridike deri në momentin kur dorëheqja aprovohet nga ana e KGJK për gjykatës dhe KPK për prokurorë, dhe vetëm pasi këto dorëheqje të miratuara nga këto dy mekanizma finalizohen me dekret nga ana e Presidentit”, thotë ai.
Sipas tij, procedura e emërimit dhe shkarkimit të gjykatësve dhe prokurorëve në Kosovë, është e rregulluar me ligj dhe me akte të brendshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokorurial të Kosovës (KPK).
“Me vet faktin se KGJK dhe KPK, nuk i ka trajtuar dorëheqjet e tyre, gjykatësit dhe prokurorët e dorëhequr ende konsiderohen se janë pjesë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës”, pohon Miftaraj.
Ai thekson se KGJK dhe KPK kanë të drejtën të refuzojnë aktet e dorëheqjeve të tyre, dhe të njëjtit të vazhdojnë punën në gjyqësorin e Kosovës, por që kjo nuk i pengon mekanizmat e sistemit gjyqësor dhe prokurorial për të iniciuar procedura disiplinore ndaj tyre për shkelje disiplinore.
Miftaraj, thotë se KGJK do ta ketë të vështirë që të mos marr masa ndaj anëtarit të KGJK-së dhe kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës, të cilët kanë mbajtur fjalime politike në tubime publike, ky veprim mund të hyje në kuadër të shkeljeve disiplon0ore, ku si masë disiplinorë mund të hyn edhe shkarkimi i të njëjtëve.
“Pa dyshim se KGJK do ta ketë të vështirë të mos marr masa ndaj anëtarit të KGJK dhe kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të cilët kanë marr pjesë në tubimin politik të organizuar në Mitrovicë dhe kanë mbajtur fjalime politike. Një veprim i tillë hyn në kuadër të shkeljeve të renda disiplinore ku si masë disiplinore mund të hyn edhe shkarkimi i të njëjtëve”, përfundon ai.
Ndryshe, vendimin për t’u tërhequr nga institucionet e Kosovës u mor nga serbët pas largimit nga puna të drejtorit Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën veriore, Nenad Gjuriq, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë” të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Përpos tij edhe mbi 600 zyrtarë policorë nga komuniteti serb dhanë dorëheqje nga detyrat e tyre.
Gjithashtu, vendet e tyre të punës i lëshuan edhe serbët në institucionet e drejtësisë, krerët e komunave serbe, Doganën e Kosovës dhe institucionet e tjera.
Krejt kjo ka ardhur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të qortojë qytetarët serbë që bartin në veturat e tyre targat ilegale me akronimet “KM”, “PR”, “PZ” “UR” etj. Faza e dytë e regjistrimit të automjeteve do të jetë gjobitja, e cila nis nga data 21 nëntor.
Ndërkohë, më 14 nëntor Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 18 dhjetorin, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në veri.
Lista Serbe përmes një njoftimi kishte bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të vendit. Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 dhjetorit vijnë si pasojë e dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. / arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...