Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovarë për Drejtësi, për arbresh.info tha se të gjitha dokumentacionet, faktet dhe raportimet e mbledhura asnjëherë nuk janë analizuar në mënyrë të hollësishme, ku sipas tij do duhej të kishin një efekt në dokumentimin dhe gjykim të krimeve të luftës.
“Përderisa, në Kosovë gjatë viteve 90 por edhe pas luftës ka pasur mekanizma si Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut që kanë identifikuar dhe ekspozuar krimet dhe dëmet që janë kryer nga aparati shtetëror i dhunës ndaj popullatës civile shqiptare. Përderisa, gjithë dokumentacioni, faktet dhe raportimet e mbledhura asnjëherë nuk janë analizuar dhe përmbledhur përmes një qasje sistematike dhe të organizuar nga institucionet shtetërore. Në këtë drejtim, një qasje institucionale e mirë planifikuar dhe organizuar do kishte efekt në dokumentimin e krimeve dhe dëmeve të luftës në Kosovë, që mund të shfrytëzohen qoftë për hetim, ndjekje dhe gjykim të krimeve të luftës, sigurisht duke iu përshtatur ligjeve dhe procedurave ligjore në Kosovë’, tha Miftaraj.
Përkrahja dhe mbështetja e aleatëve perëndimor në lidhje me këtë çështje ndihmon edhe në çështjen e Padisë ndaj Serbisë sipas Miftaraj.
“Po ashtu të njëjtat mund të shfrytëzohen edhe për të ndërtuar një memorie institucionale dhe informim në aspektin ndërkombëtar se çka ka ndodhur në Kosovë ne luftën e fundit, pa përjashtuar edhe çështje tjera që lidhen me Padinë kundër Serbisë nëse do të kishte përkrahjen dhe mbështetjen e aleatëve perëndimor”, deklaroi Miftaraj. /arbresh.info/
Ndihma ndërkombëtare për dokumentimin dhe përpilimin e padisë ndaj Serbisë
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...