Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me dënim maksimal Goran Stanishiq , për krime lufte.
Ai duke folur për reagimet që ishin ndaj këtij dënimi, tha se për veprën e kryer nga Stanishiq, sipas ligjit në fuqi dënimi maksimal është 20 vjet.
“Gjykata Themelore Prishtine sot në Prishtine e ka dënuar me dënim maksimal prej 20 viteve, te dënuarin Stanishiq. Vepra e kryer gjate vitit 1999, ne baze te ligjit te aplikueshëm përcakton dënimin maksimal prej 20 viteve për veprat penale krime lufte për te cilat është akuzuar dhe dënuar. Gjykata nuk mundet me denu askënd me shume se sa e lejon ligji.
Trupi gjykues sot u anatemua padrejtësisht lidhur me lartësinë e dënimit”, ka shkruar ai.
Ndryshe në mesin e reagimeve për dënimin ndaj Stanishiq ishin edhe familjarë të viktimave të vrarë në Sllovi të Lipjanit gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Goran Stanishiq dënohet me 20 vite burgim për vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...