“Aktakuza e ngritur kundër 45 personave për sulmin e armatosur në Banjskë është aktakuza më profesionale që Prokuroria Speciale e ka prodhu që nga themelimi i saj në vitin 2008”.
Kështu deklaroi Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi. Ai tha se kjo aktakuzë është ngritur në një kohë rekord.
Miftaraj tha se në aktakuzë janë të përfshiera tri vepra penale të cilat janë jashtëzakonisht të rënda dhe komplekse të hetohen dhe të provohet fajësia e personave ndaj të cilëve është ngritë. Gjithashtu edhe numri i dëshmitarëve dhe provave është i madh, prandaj sipas tij aktakuza është ngritur në kohë rekord.
“Po flasim për një aktakuzë kundër 44 personave fizik dhe një personi juridik. Po flasim për një aktakuzë ku janë përfshi tri vepra penale, “vepra penale terroriste”, “vepra penale kundër rendit kushtetues” dhe “vepra penale shpërlarja e parasë”. Po flasim për një aktakuzë ku janë së paku 60 dëshmitarë, dhe prokurori është dashtë me i marrë në pyetje 60 dëshmitarë. I kemi 25 viktima të krimit, ka një numër të madh të armatimit e provave për të cilat duhet ekspertizë…” tha Miftaraj në RTK.
Tutje Miftaraj sqaroi se në aktakuzë nuk mund të përfshihet vepra penale e agresionit shtetëror sepse Kodi Penal i Kosovës por edhe Kodet Penale bashkohore nuk kanë vepra penale “të aktit të agresionit nga një shtet tjetër”.
Megjithatë sipas tij, në këtë aktakuzë e cila i ka 158 faqe thuhet se Serbia, këtij grupi terrorist i ka ofru ndihmë logjistike, mjete luftarake ushtarake.
“Pra dëshmitë, provat, armatimi që është konfisku, ka armatim që është prodhu në vitin 2021,2022, 2023 në fabrikat e Serbisë dhe pas ekzaminimit të këtyre provave është vërtetu se pushteti në Serbi, Vuçiqi e ka ditur, I ka ofru mbështetje këtij grupi me kry aktin. Por prap po them, Kodi Penal në Kosovë, Kodi Penal në Amerikë, Kodet Penale në Evropë nuk kanë vepra penale të aktit të agresionit”, deklaroi drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi.
Siç theksoi Ehat Miftaraj, prokurori i rastit e ka të pamundur ta kualifikojë një vepër penale si akt agresioni sepse nuk ekziston aksund në Kod Penal.
E duke folur për flet-arrestin ndërkombëtar të lëshuar në INTERPOL, për Milan Radoiçiqin dhe të tjerët, Miftaraj tha se në bazë të rregullave të INTERPOL-it, nëse lëvizin jasht territorit të Serbisë, ata duhet menjëherë të arrestohen.
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...