Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në ‘Facebook’ shkruan se protesta duhet të ketë tani në mënyrë që të mos jetë vonë.
“Nëse gjyshërit tonë nga viti 1941 deri në vitin 1944 kanë luftuar kundër ‘administratës’ ashtu siç manipulon Zaevi, atëherë gjyshërit i bën ‘terroristë’ dhe jo çlirues”, shkruan Mickoski.
Sipas Mickoski liria e maqedonasve është vepër kundër okupatorit me shumë viktima.
“Maqedonia është për miqësi, por miqësi do të thotë respektim. Nëse nuk ka respekt, atëherë nuk kuptohemi. Të mos jemi të shurdhët, të jemi të zëshëm pa mos qenë vonë”, shkruan Mickoski.
Ai bën thirrje për protestë mbipartiake për mbrojtjen e linjave të kuqe që janë barriera e fundit e identitetit maqedonas.
“Nesër në ora 18:00, nga Boris Trajkovski deri në Qeveri. Protesta, për shkak të rrezikut me coronavirusit do të jetë me automjete. Këtu nuk bëhet fjalë për parti, këtu bëhet fjalë për Maqedoninë”, shkruan Mickoski.
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner