Charles Michel, President i Këshillit Evropian, së bashku me Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, dhe kryeministrin e Sllovenisë Janes Jansha, kanë folur në një konferencë për medie pas përfundimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë.
“Samiti i BE-së tregon se nëse duam të jemi më vendimtarë duhet të marrim parasysh situatën në regjion dhe të shohim se si të ofrojmë rezultate më të mira. Është me rëndësi që të veprojmë. Deklarata paraqet angazhimet e shumta dhe duhet të zbatohet bashkë me partnerët, të gjithë kanë detyrat e tyre të shtëpisë”, është shprehur Michel.
Sipas tij, regjioni i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të madhe për të ardhmen.
“Dhe ju e dini se cilat janë prioritetet tona, do të thotë agjenda e gjelbër, agjenda digjitale, dhe dëshirojmë që këto investime të luajnë rol kritik dhe të bëjnë praninë e BE-së më të dukshme që ta ndjeni se cilat janë dobitë praktike të partneritetit me BE-në”, deklaroi ai.
Michel e ka vlerësuar si mjaftë me rëndësi edhe angazhimin e marrë në lidhje me energjinë.
“Do të vendosim një komunikim që të gjithë të jemi në të njejtën vijë dhe të bëjmë progres së bashku dhe shpresoj se do të ketë hapësirë politike për një qasje të përbashkët në temën e energjisë”, deklaroi ai./arbresh.info/
DOKUMENT| Kjo është Deklarata e Brdos e arritur në samitin BE-Ballkani Perëndimor
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...