Ministria e Infrastrukturës ka informon se në të shtatë regjionet e Kosovës, rrugët janë krejtësisht të lira për qarkullim.
Sipas MI, në rajonin Prishtina 1 dhe 2 nuk ka reshje të borës dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.
“Në rajonin e Pejës, të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe në gjendje normale, por që sipas nevojës, po bëhet shpërndarja e kripës në rrugët e viseve malore. Rrugët janë të kalueshme edhe në rajonin e Ferizajt. Infrastruktura rrugore e rajonit të Prizrenit po mirëmbahet dhe të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim. Edhe në rajonin e Gjilanit nuk ka të reshura të borës dhe rrugët janë krejtësisht të qarkullueshme, me përjashtim të intervenimeve në zonat e ulëta dhe me mjegull. Ndërkaq në autoudhën R6 Doganaj-Hani i Elezit, për shkak të temperaturave nën zero (-0) dhe lagështisë së krijuar në shtresa qarkulluese, është hedhur kripë, si preventivë në parandalimin e krijimit të ngricave në shtresa qarkulluese. Në përgjithësi, të gjitha rrugët të cilat mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës, janë të kalueshme dhe të gatshme për qarkullim të lirë të automjeteve”, thuhet në njoftim.
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...