Ministria e Infrastrukturës ka lëshuar një njoftim për qytetarët e Kosovës që janë pjesëmarrës në komunikacionin rrugor, që frekuentojnë rrugën N 2, Kaçanik – Hani i Elezit, duke iu bërë më dije se një pjesë e kësaj rruge, rreth 200 metra përbën rrezik për rrëshqitje dhe erodime të dheut e të gurëve.
“Andaj ju lusim për vëmendjen Tuaj dhe për kujdës të shtuar, nëse patjetër e zgjedhni të qarkulloni në këtë aks rrugor. Ne si Ministri e Infrastrukturës, që nga nesër do të marrim masat e nevojshme për rregullim të atij rreziku, por deri në sigurimin e plotë të këtij aksi, ju bëjmë thirrje që të zgjedhni rrugë alternative, siç është rruga për në pikën kufitare “Gllobiçicë”, e cila e lidhë Prizrenin me Tetovën.
Ne si Ministri, krahas punëve që po kryhen në Autostradën “Arbën Xhaferi”, e cila pritet të përfundojë në fund të nëntorit të këtij viti, po bëjmë çdo gjë që është në mundësitë tona për të siguruar qarkullim pa probleme edhe në rrugët ekzistuese.
Situatën që e kemi trashëguar kërkon ndërhyrje emergjente në shumë segmente, njëra nga këto është edhe segmenti, Kaçanik – Hani i Elezit, rruga ekzistuese Nacionale N 2.
Si zakonisht, jemi në dispozicion për çfarëdo situate që lëvizja e lirë e mallrave dhe e qytetarëve të mos ketë pengesa” thuhet në njoftim.
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...