Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi se rruga në Brezovicë deri tek qendra e skijimit, është pastruar vazhdimisht nga bora, dhe nuk është bllokuar asnjëherë për qarkullim të automjeteve si pasojë e reshjeve.
Sipas tyre kompania përgjegjëse dhe zyrtarë të MIT, janë në monitorim të kësaj zone, njëjtë sikur edhe të të gjitha rrugëve regjionale, nacionale dhe autostradave.
“Arsyeja e kolonës së automjeteve në këtë rrugë është mungesa e parkingjeve pas fluksit të madh të qytetarëve, që të shtunën ia kanë mësyrë këtij vendi turistik. Prandaj edhe Policia e Kosovës gjendet aty për të drejtuar komunikacionin e dendur”, thuhet në njoftim.
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, kërkon nga qytetarët që përkundër rrugëve të pastruara të kenë kujdes në vozitje, veçanërisht në zonat malore, dhe të mos lëvizin pa pajisje dimërore me qëllim të evitimit të aksidenteve.
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj