Në Mitrovicë qytetarët po përballen me kolona dhe vonesa afër tunelit. E gjithë kjo tollovi po bëhet për shkak të mos hapjes së tunelit që ndodhet në hyrje të Mitrovicës. E për këtë vonesë kanë folur nga Ministria e Infrastrukturës, të cilët thonë se kompania e ka vonuar punën dhe për këtë shkak do të gjobitet.
Ka më shumë se pesë muaj që tuneli në hyrje të Mitrovicës është i pakalueshëm. Kjo pasi që në nëntor të 2018 filluan punimet për renovimin e tij.
Përkundër që ishte planifikuar të përfundonte brena 86 ditëve të punës, tuneli nuk është ende i përfunduar.
Nga kompania ndërtuese thonë që po bëjnë punime të reja dhe se brenda 10 ditëve do të lëshohet për qytetarët.
E këto vonesa kanë shkaktuar shqetësim tek vetë qytetarët.
E për shkak të mosfunksionimit të tunelit është krijuar një rrugë alternative për kyçjen në qytet. Në këtë rrugë shpesh krijohen edhe kolona. E gjithë kjo sepse ura është e ngushtë.
Kolonat që krijohen këtu e kanë shtyrë edhe komunën të reagojë.
Por, nga Ministria e Infrastrukturës që është financuese e këtij projekti thonë që kompania nuk e ka kryer punën si duhet. Prandaj edhe është shtyrë afati i punimeve. Por edhe ky afat është tejkaluar.
Për këtë, zv. Ministri Rexhep Kadriu thotë që kompania do të gjobitet.
Punimet në tunelin e Mitrovicës do të duhej të përfundoheshin në fillim të marsit. Mirëpo, për shkak të ngecjes në punime, Ministria e Infrastrukturës i ka shtuar afatin për 20 ditë.
Por, punimet ende nuk kanë përfunduar, dhe tuneli në Mitrovicë vazhdon të jetë i mbyllur.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...