Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, u lansua Masa e Punësimit për Gratë e Mbijetuara të Dhunës.
Me këtë rast kryeministri Albin Kurti, tha se pavarësia ekonomike e grave është një shkallë e rëndësishme drejt zhvillimit dhe lirisë individuale.
Kurti tregoi edhe procedurat e punësimit përmes kësaj skeme, të grave të cilat janë viktima të dhunës në familje.
Ai me tej ka sqaruar se Ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve (MFPT) do ta subvencionojnë pagën prej 70 për qind për gjashtë muaj.
“Pavarësia ekonomike e grave është shkallë e rëndësishme e sigurisë dhe mirëqenies. Për këtë kemi zbatuar një sër masash. Në kohën e pandemisë kur grave sipërmarrëse u ofruam kredi investime që ta kenë të lehtë operimin në treg. Vitin e kaluar siguruam që secila familje të ketë të ardhme më të mirë dhe përfituan mbi 2 mijë familje që nuk e kishin asnjë të punësuar”.
“Të gjitha gratë që ishin të dhunuara, do të mund të jenë përfitues të kësaj mase. Pas regjistrimit, këshilltarët e punësimit do të angazhohen te bizneset që ofrojnë punë. MPFT do ta subvencionojnë pagën prej 70 për qind për gjashtë muaj. Kur gratë janë në gjendje ta sigurojnë mbijetesën e kanë më të lehtë të kalojnë sfidën që e kishin pasur”, tha Kurti.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se shumica e grave të mbijetuara të dhunës në familje janë të papuna. Ajo shtoi se shpreson që shumë shpejt Gjykata Kushtuese të jap mendim për ligjin për Byron për konfiskimin e pasurisë në mënyrë që pasuria e konfiskuar tu jepet këtyre grave.
“Në bazë të kontakteve tona me të mbijetuarat e dhunës, por edhe nga informacionet që i kemi marrë nga strehimores e nga data-baza në kuadër të MD-së, shumica e grave të mbijetuara të dhunës në familje janë të papuna. Pra sfida më e madhe e tyre është mungesa e një vendi të punës sikurse edhe strehimi”.
“Ne sot lansojmë masën për punësimin e grave të dhunuara dhe urojmë që shumë shpejtë që Gjykata Kushtetuese të jep leje për Ligjin për Byronë ku kemi theksuar që pasuritë që do fiksohen, pasuritë e personave që kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme t’u dhurohet atyre që kanë më shumë nevojë dhe të mbijetuarave të dhunës në familje”.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, foli për masatë marra nga Qeveria në ndihëm të grave, duke përmendur se për shtesat e fëmijëve kanë qenë 190 mijë gra përfituese, raporton EO.
“I kemi shtesat për fëmijë, prej të cilave 190 mijë gra përfituese direkte si dhe shtesat për lehonat e papuna, të cilat përfituese direkte janë 50 mijë gra”.
“Çka ka rezultuar nga këto masa, 90 mijë gra përherë të parë kanë hapur ko to bankare dhe po besoj se ky ka qenë një hap i domosdoshëm drejt fuqizimit dhe pavarësimit të grave, sado pak simbolik”.
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...