Bardhyl Metaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në Analizën Zgjedhore, ka thënë se e vetmja listë pa asnjë të akuzuar është ajo e LDK-së, AKR-së dhe Alternativa.
“Unë s’jam meritor, e as fajtor, por kjo është e vërteta”, tha Metaj në lidhje me listën.
Ndërkaq, në lidhje me kreun e AKR-së Behgjet Pacolli, Metaj rikujtoj se ai u hetua nga Karla Del Ponte bashkë me 10 prokurorë duke ia bllokuar për tre muaj rresht të gjitha llogaritë bankare, por doli i pastër.
Këtë e tha Metaj, pasi Halil Matoshi nga AAK tha se Metaj bashkë me partnerë një kohë e kanë quajtur Pacollin njeri të fushave të Afganistat, e sot janë në listë me të, njofton Klan Kosova.
“I hyri Karla Del Ponte bashkë me 10 prokurorë për ta hetuar, tre muaj ia bllokuan llogaritë bankare, por në fund doli një biznesmen i pastër”.
“Nuk ka asnjë kumtesë për LDK-në e cila akuzon Pacollin si njeri i Kremlinit, se ajo nuk është gjuhë e Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...