Meta: Zgjidhja e vetme, zgjerimi i BE në Ballkan, jo ndryshimi i kufijve

17:18 | 6 Shkurt 2019
Arbresh.info

Në vijim të vizitës së tij në Uashington D.C, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta mori pjesë sot në Forumin “Transatlantic Leadership Network” të organizuar në Kongresin Amerikan me temë: “Ballkani Perëndimor: Si të kapërcehen pengesat në rrugën drejt Bashkimit Europian”.

Presidenti Meta gjatë fjalës së Tij, theksoi ndër të tjera se: 
Politikat e hartuar europiane për Ballkanin Perëndimor duhet të forcojnë sigurinë, institucionet dhe ekonomitë tona; duhet të jenë të zbatueshme, transparente dhe të synojnë rritjen e besimit të qytetarëve; plotësisht të përafruara me vlerat dhe standardet europiane.

Bashkimi Europian nuk duhet të gabojë që të bëjë kompromise në këtë orientim; përkundrazi duhet të ruajë  përqendrimin e vet te çështjet thelbësore të proceseve tona përkatëse.

Ndryshimi i vetëm i kufijve, për të cilin duhet të punojmë ditë e natë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian në Ballkanin Perëndimor!”, – u shpreh Meta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme