Meta tregon pse nuk e dekretoi Gent Cakajn

21:26 | 28 Maj 2019
Arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në RTV Dukagjini foli për çështjet e fundit politike në Kosovë dhe Shqipëri, transmeton Insajderi.

Meta foli edhe për ministrin nga Kosova, Gent Cakaj të cilit akoma nuk i ka dhënë dekretimin e pozitës.

Ai tha se kjo çështje është më delikate se sa që duket.

“Dekretimi i tij është çështje më delikate për të cilin Gjykata Kushtetuese ka një vendim të posaçëm. Një ndër çështjet delikate është mungesa ime e njohjes si president dhe e opinionit publik për të”, ka thënë presidenti Meta.

Ai gjithashtu ka shtuar se ndjen një pasiguri në interpretimin e duhur të politikës së jashtme dhe se përvoja e pakët e Cakajt në këtë fushë, e shton pasigurinë në ushtrimin e detyrës si ministër o jashtëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme