Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar sot zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj.
Meta ka treguar se me Limajn kanë folur për rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke përmendur edhe Rrugën e Kombit, që së fundmi është bërë temë për shkak të një takse të vënë nga Shqipëria.
“Ndamë të njëjtën bindje se Rruga e Kombit është investimi më madhor që kanë bërë dy vendet tona, e cila ka ndihmuar ndjeshëm rritjen e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Meta në Facebook.
“Mirëmbajtja dhe rritja e standardeve të lëvizjes dhe sigurisë është shumë e rëndësishme, por çdo vendim në këtë drejtim duhet të jetë i mirëstudiuar dhe i konsultuar, në mënyrë që ky korridor kombëtar jetik të gjenerojë edhe më shumë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët tanë
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale