Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takim me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, transmeton arbresh.info
Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunim dypalësh dhe zhvillimeve të fundit në rajon.
Meta, shprehu angazhimin e Shqipërisë në funksion të njohjeve të shtetit të Kosovës, por përmendi Kosovën si ‘vend fqinj’.
“Shqipëria e ka për detyrë angazhimin e saj të gjithanshëm në funksion të njohjeve të shtetit të Kosovës, pjesëmarrjes dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare dhe në shërbim të konsolidimit të perspektivës euro-atlantike të vendit fqinj”, ka thënë Meta.
Më tej, ai theksoi se organi që ai drejton mbështet punën e përbashkët të dy Qeverive respektive në funksion të përmirësimit të cilësisë së partneritetit strategjik mes dy vendeve.
NdërsaHoxhaj, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shtetit shqiptar dhe në veçanti të Kryetarit të Kuvendit ndaj rritjes së përfaqësimit të Kosovës në platformat rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në forumet ndër parlamentare.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...