Google ADS

Meta: Situata me koronavirusin është nën kontroll – do të arrijmë ta menaxhojmë

23:51 | 26 Mars 2020
Arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në Rubikon me Adriatik Kelmendin, tha se situata me koronavirusin në Shqipëri është nën kontroll dhe se qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat për menaxhimin e situatës.

“Situata me COVID-19 është nën kontroll, kapacitetet tona janë në efiçiencë të plotë. Kjo situatë do të vazhdojë të mbetet nën kontroll sepse janë marrë të gjithë hapat e duhur” ka thënë Meta, njofton klan kosova.

“Duke pasur në konsideratë se Shqipëria ka lidhje me Italinë dhe zhvillimet atje, unë jam i bindur që do të arrijmë ta menaxhojmë këtë situatë me pasoja sa më të lehta të jetë e mundur, por ne kërkojmë përfshirjen e të gjithë qytetarëve sa u përket kufizimeve dhe mbajtjes së distancave sociale”.

“Mendoj që heroizmi dhe sakrifica më e madhe që mund të bëjmë është të tregojmë durim, përmbajtje dhe kujdes për veten tonë sepse në këtë mënyrë përkujdesemi për familjen, rrethin dhe bashkëpunëtorët tanë.”

“Unë nuk dëshiroj të bëjë komente ndaj komenteve edhe për shkak të institucionit që përfaqësoj, personalisht prej kohësh edhe para zgjedhjeve edhe pas tyre kam pasur një qëndrim të unifikuar me të gjithë faktorët politik në Kosovë. Kosova e ka të rëndësishme unifikimin për çështjet më madhore dhe çështja më madhore aktualisht është dialogu. Çdo ndarje lë hapësira për të ndërhyrë një faktor i tretë dhe rritet fuqia e faktorëve të tjerë. Kjo nuk është e drejtë për Kosovën”.

“Çështja e pandemisë është çështje madhore, mos të harrojmë se për shembull në Tuz ku deri para dy ditësh nuk kishte as një rast, sot është një situatë kritike me shumë raste, nuk duhet të harrohet sa e rëndësishme është të unifikohen të gjitha energjitë që të mos dal situata jashtë kontrollit”.

Meta ka folur edhe për situatën në Kosovë, duke shtuar se ka besim në politikanët kosovarë.

“Unë jam i bindur se nëse udhëheqësit e Kosovës qëndrojnë të bashkuar dhe unifikuar dhe u qëndrojnë parimeve demokratike të fqinjësisë së mirë, dhe ta demonstrojnë atë vullnet që kanë forcat politike për të qenë një vend i denjë anëtar i NATO-s dhe BE-së do të jetë e pamundur të imponohet çfarëdo dëshire e palës tjetër që vazhdon të shpresoj për një të ardhme për shkëmbime të territoreve”.

“Unë do të respektoj çdo vendim të institucioneve të Kosovës por nuk e kam bindjen që zgjidhja në Ballkan do të ishte duke pasur më pak serbë në Kosovë apo më pak shqiptarë në Serbi e them pas gjitha përvojave të këtyre viteve në rajon. E vetmja rrugë që garanton të ardhmen në rajon është ofrimi i standardeve evropiane për të gjithë qytetarët në të gjitha vendet tona”.

Duke folur për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, tha se Bashkimi Evropian tashmë ka një qasje të re ndaj Shqipërisë por se megjithatë gjithçka varet nga Shqipëria.

“Qasja e re në themelet e saj ka një zgjerim strategjik të BE-së për të inkurajuar vendet tona të ecin në rrugën e reformave dhe për të rritur vetëbesimin tonë se anëtarësimi është i mundur”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme