Meta: Shqipëria i vetmi vend në Evropë ku numri i hebrenjve ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore sesa para

12:59 | 27 Janar 2022
A. B.

Presidenti i Shqipërisë, ilir Meta në përvjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës ka nderuar miliona jetëra të pafajshme hebrenjsh të humbura gjatë Holokaustit.

Meta përmes një postimi në ‘facebook’, tha se Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë ku numri i hebrenjve ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore se para luftës, sepse familjet shqiptare, të besimeve të ndryshme, mbrojtën popullin hebre gjatë asaj periudhe të errët, shkruan arbresh.info

Postimi i tij i plotë:

Sot, në përvjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës, nderojmë miliona jetë të pafajshme hebrenjsh të humbura gjatë Holokaustit.

Krenarë për kodin tonë të nderit dhe mikpritjes BESA, Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë ku numri i hebrenjve ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore se para luftës, sepse familjet shqiptare, të besimeve të ndryshme, mbrojtën popullin hebre gjatë asaj periudhe të errët.

Duke përkujtuar viktimat e pafajshme të mizorisë së pashpirt të Holokaustit, dënuar antisemitizmin, mungesën e tolerancës, bashkëjetesës, dhe shkeljen e lirive, të drejtave dhe dinjitetin njerëzor, të gjithë duhet të angazhohemi dhe të mos lejojmë KURRË MË të tilla tragjedi, gjenocide dhe akte çnjerëzore.

#WeRemember #NeverAgain /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme