Google ADS

Meta: Qeveria e Kosovës duhet të bashkëpunoj me opozitën

10:02 | 27 Shtator 2017
Arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka se Qeveria e Kosovës duhet të bashkëpunoj me opozitën në mënyrë që të zgjidhen çështjet me rëndësi siç janë, vazhdimi i bisedimeve me Serbinë dhe Demarkacioni me Malin e Zi.

Këtë deklaratë, Meta e bëri gjatë një interviste për DË pas vizitës që ka zhvilluar në Gjermani me ftesë të presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeie, shkruan arbresh.info.

“Unë do të dëshiroja shumë që kjo qeveri të ishte në gjendje t’i vlerësonte këto sfida dhe mbetet për tu parë mirëpo për të cilat temat e mëdha për të cilat duhet të merret Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës për të lehtësuar rrugën e procesit të integrimit evropiane, në radhë të parë Qeveria duhet tyë tregoj vullnet dhe aftësi për të bashkëpunuar me opozitën, sepse pa një bashkëpunim të mirë dhe pa një konsensus sidomos për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë dhe zgjedhjen e çështjes së demarkacionit, do të jetë e vështirë të ecet përpara”, ka thënë Meta.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme