Meta përshëndet miratimin e rezolutës për lirimin e Haradinajt

14:24 | 9 Mars 2017
Arbresh.info

Në përfundim të seancës plenare të ditës së sotme, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e rezolutës nga Kuvendi i Kosovës, ku kërkohet lirimi nga akuzat i ish-kryeministrit, Ramush Hardinaj.

“Përshëndes rezolutën e sapomiratuar nga parlamenti i Kosovës që kërkon lirimin pa kushte të Haradinaj”, tha Meta.

Ishte partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që i kërkoi Kuvendit të Kosovës që të miratonte një rezolute ku të kërkohej lirimi i tij.

Kuvendi i Kosovës, këtë të enjte miratoi rezolutën që jo vetëm kërkohet lirimi i ish-komandantit të UÇK-së, që po mbahet në Francë që nga fillimi i vitit mbi bazën e një fletë-arresti serb për krime lufte, por edhe ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme