President ii Republikës Ilir Meta ka përkujtuar sot Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotin – Skëndërbeun, në përvjetorine e tij.
Meta shkruan se ai mbetet shqiptari më i gjallë ndër shqiptarë.
Presaidenti shkruan se 17 Janari përkon gjithashtu edhe me përkujtimin e një date të shënuar për bektashinjtë shqiptarë, finalizimin e Kongresit të tyre të Parë Kombëtar, të mbajtur në vitin 1921 në Teqen e Prishtës, në Skrapar.
Ja postimi i plotë i kreut të shtetit
Në çdo 17 Janar, kombi ynë përulet me krenari dhe mirënjohje të thellë para kujtimit dhe veprës së përjetshme të Heroit tonë Kombëtar, shqiptarit më të gjallë ndër shqiptarë, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
17 Janari përkon gjithashtu edhe me përkujtimin e një date të shënuar për bektashinjtë shqiptarë, finalizimin e Kongresit të tyre të Parë Kombëtar, të mbajtur në vitin 1921 në Teqen e Prishtës, në Skrapar.
Kënaqësi e veçantë që pikërisht në këtë datë të shënuar të nderoja sot me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”, një prej patriotëve dhe figurave më të shquara të bektashinjve dhe të shqiptarëve, Dëshmorin e Atdheut, ish-Kryegjyshin Botëror, Njiazi Salih Dede.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...