“Le që ska arsye për me shku në zgjedhje por ka shumë arsyee vazhdu ky mandat”, thotë deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta.
Meta theksoi se reforma zgjedhore duhet të përfundohet dhe kjo në këtë qeverisje.
“Vendi nuk është hajgare dhe qeverisja nuk është hajgare dhe të vazhdojmë ato projekte që i kemi pas”, ka thënë ai.
“Për mua është qenësore edhe reforma zgjedhore, as s’është diskutuar qe tri vjet”.
Meta thotë se partneri i koalicionit në qeverisje po pretendon që të ketë te gjitha pozitat lidere në shtet.
E kjo sipas tij nuk ka mundësi të ndodh.
“Në Kosovë president të PDK–së, kryeministër të PDK-së, kryetar Parlamenti i PDK-së nuk mundet me pas. Ai film jo. Bëhet si Turqia me Erdoganin, një njeri i ka të gjitha, ai film është pak i vështirë”, është shprehur Meta.
Meta hedh poshtë sondazhet e PDK-së. Ai thotë se LDK qëndron shumë më mirë se ata.
“LDK është larg më mirë se PDK, është më mirë, ne i kemi 9 komunat më të rëndësishme të Kosovës, LDK asnjë aferë me asnjë kryetar komune nuk e ka”, ka thënë ai.
Për fatin e tyre të keq PDK nuk e ka këtë praktikë me kryetarët e komunave, thotë Meta.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?