Google ADS

Meta ngushëllon Thaçin për vdekjen e Adem Demaçit

22:05 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Presidenti Hashim Thaçi, përmes një bisede telefonike ka pranuar ngushëllimet e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për vdekjen e veprimtarit të shquar, Adem Demaçi.

Duke vlerësuar lart figurën e Adem Demaçit, në emër të qytetarëve të Shqipërisë, presidenti Meta e ka ngushëlluar edhe tërë popullin e Kosovës.

Thaçi e ka falënderuar homologun e tij shqiptar për ngushëllimet dhe ka theksuar se Adem Demaçi ishte frymëzim i rezistencës jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, duke u shndërruar në ndërgjegje kombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme