Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskit sot ka mirëpritur në takim, homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Meta.
Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy shteteve, me çka është shprehur kënaqësi nga zhvillimi i tyre pozitiv.
Në takim Pendarovski dhe Meta, konstatuan se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë, përmes përkushtimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, japin kontribut të fuqishëm për prosperitet, stabilitet dhe siguri në rajon, si dhe për perspektivën e tyre evropiane. Dy shtetet, si aleatë të NATO-s, japin kontribut edhe në mbrojtje dhe në vlerat e bashkimit euroatlantik.
Në kontekst të aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dy presidentët e konstatuan nevojën për zhbllokimin e procesit dhe fillimin e sa më të shpejtë të negociatave për dy shtetet për anëtarësim në Bashkimin Evropian që sipas tyre, do të ketë kontribut pozitiv për përparimin e përgjithshëm dhe stabilitetin në rajon.
Presidenti Pendarovski dërgoi urata për përzgjedhjen e Shqipërisë për anëtare të Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara në periudhën 2022-2023. Ndërkohë presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u shpreh se nuk dëshirojnë ndarje nga Maqedonia në rrugën drejt BE-së ndërsa bashkërisht punojnë fuqishëm për të filluar bisedimet sa më shpejtë.
“Nuk duam dhe nuk punojmë për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në rrugën drejtë BE-së. Punojmë dhe fuqishëm bëjmë përpjekje që të dyja vendet sa më shpejtë t’i mbajnë konferencat e para ndërqeveritare dhe kjo është një nga shkaqet e vizitës sime”, deklaroi presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili është për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024